Kronika

Prokuroria kërkon burg për deputetin Tom Doshi dhe ish deputetin Mark Frroku

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar sot që një deputet dhe ish deputet të dënohen me burg. Pretenca e kësaj të mërkure është zhvilluar në gjykatën e Tiranës në lidhje me dosjen e mirënjohur të deputetit Tom Doshi si dhe ish deputetit Mark Frroku.

Disa vite më parë (2015), Doshi do të pretendonte se kryetari i asaj kohe i LSI-së, sot Presidenti i Republikës Ilir Meta, kishte tentuar të kryente një atentat kundër tij përmes Durim Bamit. Tom Doshi deklaroi në muajin mars të vitit 2015 se ishte njoftuar nga kolegu i tij Mark Frroku se një shtetas nga Fushë Kruja i  identifikuar ishte porositur për ta likuiduar Doshin dhe se porositësi ishte kryetari i Parlamentit Shqiptar.

Prokuroria ka kërkuar këtë të mërkrë që Tom Doshi të dënohet me një vit burg për kallëzim të rremë. E njëjta akuzë është ngritur dhe për ish deputetin Mark Frroku dhe vetë Durim Bamin.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button