Sporti

Kroacia ”shpërthen” në gëzim pas fitores kundër Argjentinës

Mijëra kroatë festuan në rrugët e vendit kualifikimin e kombëtares së tyre për fazën e 1/16 të Botërorit 2018 në Rusi, pas fitores së thellë kundër Argjentinës dhe yllit të saj Lionel Messi, me rezultatin 3-0 dhe që është në prag të eliminimit.

“Kroacia është e entuziazmuar!”, e titullon artikullin e saj gazeta “Jutarnji list” në faqen e internetit duke i shoqëruar artikujt me foto mbresëlënëse në të gjithë vendin të tifozëve të ekipit me ngjyrat e famshme të kuqe, të bardhë dhe blu.

“Fitorja e mrekullueshme e “Brilantëve” është festuar në të gjithë Kroacinë”, shkruan “Vecernji list”, ndërkohë që “Sportske Novosti” thekson se “mbarë bota ka arritur në të njëjtin përfundim: Kroacia shkatërroi Argjentinën!”

Gjatë mbrëmjes, disa mijëra persona kanë ndjekur ndeshjen e Botërorit në një ekran gjigant të vendosur në sheshin kryesor të Zagrebit.

“Ne kemi qenë më të mirët gjatë ndeshjes dhe Mesi ka qenë i padukshëm”, është shprehur një student 19-vjeçar, i pranishëm për të parë ndeshjen që përfundoi me rezultatin 3-0, në sajë të dyshes së yjeve Ivan Rakitic-Luka Modric dhe një goli nga Ante Rebic, i cili përfitoi nga një gabim i rëndë i mbrojtësit argjentinas, Willy Caballero.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button