Home / Kronika / Gjonaj: Zgjidhja e problemit të pronës, sfidë për Qeverinë shqiptare

Gjonaj: Zgjidhja e problemit të pronës, sfidë për Qeverinë shqiptare

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj theksoi gjatë një takimi të organizuar nga Bashkimi Europian për të drejtën e pronës, se “zgjidhja e problemit të pronës në Shqipëri mbetet një sfidë për qeverinë shqiptare”.

Në fjalën e mbajtur në takim, Gjonaj vuri në dukje se reforma e pronës  ka për qëllim që të konsiderojë të drejtën e pronës.

“Qeveria ka ndërmarrë reformën e sistemit të integruar të menaxhimit të tokës, duke synuar reformën tërësore të shërbimeve publike që lidhet me drejtësinë për titujt e pronësisë duke përfshirë regjistrimin e tyre dhe kthimin dhe kompensimin e pronave përfshirë këtu mënyrën e organizimin dhe strukturës së institucioneve përkatëse, futjen e teknologjisë, rekrutimit të stafit si dhe ofrimin e shërbimit ndaj qytetarit për një shërbim cilësor”,  tha ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj.

Ajo shtoi se reforma ka për qëllim krijimin e një sistemit të integruar të menaxhimit të tokës si dhe një sistemi të integruar të informacionit për tokën, por edhe ajo që është e rëndësishme për të konsideruar të drejtën e pronës.

“Jemi duke shkuar nëpërmjet disa proceseve.  Përfundimi i regjistrimit fillestar sistematik kombëtar dhe krijimi i regjistrit elektronik të pasurive të paluajtshme. Përfundimi i proceseve tranzitore të krijuara për shkak të disa ligjeve që sot janë në fuqi, siç është legalizimi, kompensimi, verifikimi i titujve të pronësisë, qarkullimi i pronës etj. Dixhitalizimin e sistemeve të pasurive të paluajtshme duke përfshirë edhe hartografimin për të mos lejuar praktike abuzive”, theksoi ministrja e Drejtësisë.

Leave a Reply

%d bloggers like this: