Home / Politika / Minoriteti grek, urë lidhëse e marrëdhënieve me Greqinë

Minoriteti grek, urë lidhëse e marrëdhënieve me Greqinë

Minoriteti grek në vendin tonë përbën një urë lidhëse e marrëdhënieve me Greqinë.

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri deklaroi sot gjatë dëgjesës me përfaqësuesit e minoriteteve për ligjin e ri të minoriteteve dhe aktet nënligjore në Karahaxh, Sarandë ku është i pranishëm dhe kryeministri Edi Rama se pakicat kombëtare janë ura të pazëvendësueshme tradite, kulture, miqësie.

Gjiknuri theksoi se qeveria shqiptare ka treguar një vëmendje të veçantë ndaj minoriteteve ndërsa përmendi edhe rëndësinë e ligjit për pakicat kombëtare.

Sfida jonë, tha ai, është të kthejmë të rinjtë në këtë zonë për të ndërtuar të ardhmen dhe kjo arrihet vetëm përmes investimeve dhe rritjes së zhvillimit ekonomik.

Kreu i MIE-s bëri të ditur se njohja e ndërsjelltë e lejeve të drejtimit u shërben jo vetëm shqiptarëve që jetojnë në Greqi, por edhe minoritetit grek që jeton në vendin tonë.

Ministri po ashtu vlerësoi edhe mbështetjen e Greqisë në proceset integruese të vendit.

Leave a Reply

%d bloggers like this: