Kronika

Përmirësim i kuadrit ligjor për pakicat kombëtare

Zv-ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Artemis Dralo në një dëgjesë me përfaqësuesit e minoriteteve për ligjin e ri të minoriteteve dhe aktet nënligjore në
Karahaxh të Sarandës u shpreh se, “jemi në përmirësimin e kuadrit ligjor të pakicave kombëtare. Në nëntor ky ligj ka kaluar në Kuvend”.

Aktualisht, tha Dralo, “njihen 9 pakica kombëtare, ku ajo greke është më e madhja”.

“Janë disa projekte në proces finalizimi dhe janë dërguar për opinion në KE. Ka pasur konsultime të rregullta me përfaqësuesit ndërkombëtarë në bazë të kuadrit të KiE”, tha Dralo.

Në shtator, vijoi zv-ministrja, “pritet që raportimi i këtij ligji të marrë dhe opinionin e Këshillit Europian”.

“Shqipëria është një nga vendet e vetme që e disponon këtë ligj. Dhe kjo është një risi në kuadrin e minoriteteve”, theksoi Dralo.

Zv-ministrja nënvizoi se, “akti më i rëndësishëm është procesi i vetë-deklarimit. Më pas e drejta e arsimimit të çdo minoriteti. Gjithashtu kemi përmirësuar kuadrin ligjor për transmetimin në media në gjuhën e çdo minoriteti”.

“Gjatë këtij procesi ka pasur dhe problematika. Ky proces ka nisur me takime intensive me rreth 42 shoqata, që të kishim dijeni të problematikave reale që ato kanë në jetën e tyre. Puna e vështirë nis pas zbatimit të këtij ligji”, tha Dralo.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button