Sporti

Çka thotë selektori serb pas humbjes nga shqiptarët

Ka reaguar edhe selektori serb Mladen Krstajic.

Në një prononcim për mediat serbe, Krstajic ka thënë se e ka ditur se e pret një ndeshje e vështirë.

“E kemi ditur se na pret një duel i vështirë. Kemi pasur aksione të mira nga të dy palët, ndërsa pjesa e parë është zhvilluar ashtu si kemi dashur”, ka thënë ai.

“Në vazhdim kemi pranuar herët golin e barazimit, në mënyrë naive dhe kështu ndeshja mori tjetër kahje. Kemi provuar të rrezikojmë në 10 minutat e fundit dhe të fitojmë ndeshjen pasi e dinim se ndeshjen e fundit do të luajmë me Brazilin”.

“Fatkeqësisht u dënuam me një gol nga kundërsulmi dhe e urojmë Zvicrën”, ka thënë në fund trajneri serb.

Related Articles

Nje koment

  1. Nuk eshte e vertete ajo cka thuhet ketu per selektorin serb., bile eshte ngritur procedura e FIFA ndaj tij per deklaratat nacionaliste e shoviniste ku permendet Haga dhe padrejtsite e gjygjtareve te Hages ndaj kasapeve te Serbise per gjenocidet ne Bosnje e Kosove, dhe ata i krahason me referin per te cilin thot se e ka vendin ne Hage.

    Selektor: Sudiju Briha bih poslao u Hag- e marun nga B92 portali i Serbise
    (Gjygjtarin Briha do ta dergoja ne Hage)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button