Home / Politika / Pakti me Greqinë, Rama: Marrëveshja për detin është e duhura

Pakti me Greqinë, Rama: Marrëveshja për detin është e duhura

Edi Rama takoi këtë të premte pakicat greke në Sarandë dhe pyetjeve në greqisht iu përgjigj lehtësisht. Për përkthimin e ndihmuan kryebashkiakja Florjana Koka dhe deputeti Alket Hyseni.
Ndonëse nuk foli për një datë për nënshkrimin e “Marrëveshjes së re të Detit” me homologun grek Tsipras, kryeministri e vlerësoi atë si historike.

“Do të jetë një marrëveshje e drejtë, e barabartë, në respekt reciprok të njëri-tjetrit. Edhe ajo çfarë është thënë e çfarë thuhet për këtë çështje do të shpohet si një tullumbace, sepse është një marrëveshje që do të materializohet vizualisht në hartë”, tha Rama.

Rama: Nuk do të ketë kampe. Shqipëria, s’do të bëhet pikë grumbullimi për refugjatët

Një përgjigje të drejtpërdrejtë, Edi Rama kishte edhe për akuzat për ngritjen në Shqipëri të kampit të refugjatëve, në këmbim të çeljes së negociatave.

“Të gjithë pafuqinë e tyre për të qenë një alternativë e besueshme për njerëzit po e kthejnë dita-ditës në një forcë të madhe destruktive të dëshpërimit, duke i bërë 100-shin Shqipërisë kudo ku gjejnë vesh në kryeqytetet e Europës për të luftuar kundër çeljes së negociatave. Por, 28 qershori do të vijë. Unë kam besim se ‘drita jeshile’ do të ndizet në një mënyrë, apo në tjetrën”, tha Rama.

Rama është optimist në prag të Samitit të 28 qershorit, duke ia lënë barrën e përgjegjësisë për lobimin kundër, vet opozitës.

“S’ka sesi t’i shkojë në mendje kujtdoqoftë në Europë, se Shqipëria mund të bëhet një pikë e madhe grumbullimi për 600 mijë, qoftë edhe refugjatë të zakonshëm. Dhe sikur të çmendet ndonjëri në Europë dhe ta thotë këtë, edhe me shaka, ne do të buzëqeshim me keqardhje dhe do t’i sugjerojmë psikolog”, tha Rama.

Minoritarët, por edhe sarandiotët u ankuan për pronat dhe vendimet e padrejta të gjykatësve. Për këtë, Rama tha se do t’u vijë në ndihmë vettingu.

Leave a Reply

%d bloggers like this: