Ekonomia

Paketa lehtësuese tarifore e kalimit në aksin Milot-Morinë

Paketa lehtësuese tarifore e kalimit në aksin Milot-Morinë parashikon tarifë prej 100 lekë me TVSH për 1 kalim për të gjithë automjetet e regjistruara në qarkun Kukës si dhe për 11 linjat e autobusëve të licencuara.

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri dhe ai i Financave, Arben Ahmetaj prezantuan sot paketën lehtësuese nga Lezha, ku zhvilluan një takim me grupet e interesit.

Tarifa e reduktuar do të jetë e kufizuar për jo më shumë se 44 kalime në muaj dhe e vlefshme për t’u përdorur brenda periudhës 1 mujore nga data e kryerjes së pagesës për këto kalime.

Përdoruesit e Qarkut Kukës do të parablejnë në mënyrë të përshkallëzuar deri në 44 kalime me këtë tarifë të reduktuar.

Kjo skemë tarifore do të aplikohet për klasën e automjeteve A dhe B për përdorim vetjak, të regjistruara në Qarkun Kukës.

Për automjetet e cilësuara më lart, të regjistruara në Qarkun e Kukësit, do të marrin falas pajisjen elektronike Telepass dhe përmes saj do bëjnë rimbushjen e vlerës së kalimeve mujore sipas nevojës.

Ndërsa është prezantuar edhe tarifimi i autobusëve të linjës.

Janë identifikuar 11 linja të licencuara autobusësh që kryejnë udhëtime nga dhe për në qytetin e Kukësit.

Për të eliminuar efektin e tarifës në koston e udhëtimit të banorëve të Qarkut Kukës, këto linja do përfshihen në skemën preferenciale. Këto mjete do të kenë tarifë kalimi prej 100 lekë me T.V.SH për 1 kalim.

Tarifimi i përdoruesve të shpeshtë të rrugës pavarësisht vendosjes së tyre (kryesisht bizneset nga Shqipëria dhe Kosova):

– nga 20 deri në 30 kalime në muaj, përdoruesi i shpeshtë do të përfitojë një zbritje në masën 10%;

– mbi 30 deri në 50 kalime në muaj, përdoruesi i shpeshtë do të përfitojë një zbritje në masën 20%;

– mbi 50 deri në 60 kalime në muaj, përdoruesi i shpeshtë do të përfitojë një zbritje në masën 30%;

– mbi 60 kalime në muaj, përdoruesi i shpeshtë do të përfitojë një zbritje në masën 40%;
Shteti shqiptar duhet t’i paguajë koncesionarit në 30 vitet e kontratës 48.5 milionë euro, si rezultat i zbatimit të këtyre tarifave të reduktuara për banorët e Qarkut Kukës, mjetet e transportit publik në këtë zonë dhe përdoruesit e shpeshtë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button