Kronika

Kokaina gati për shitje, arrestohet 20-vjeçari nga Bulqiza

Një 20-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Dibrës, pasi i janë sekuestruar disa doza kokaine gati për shitje.
Në sajë të operacionit “Muzgu” u vu në pranga Luan Boça, 20 vjeç, banues në Bulqizë. “Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit fizik që iu bë shtetasit Luan Boça, në një lokal në qytetin e Klosit, iu gjet e fshehur në trup një qese plastike brenda së cilës gjendej lëndë narkotike e dyshuar kokainë, i cili do ta shiste në doza. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike e dyshuar kokainë me peshë 22.75 gram”, bën të ditur policia.

Materialet proceduriale do ti referohen Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat për veprën penale “Prodhim dhe shitje të Narkotikëve”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button