Home / Sporti / Media gjermane përshëndet Kroosin, ajo suedeze krenarinë

Media gjermane përshëndet Kroosin, ajo suedeze krenarinë

Media gjermane kishte në faqet e saj të para fotografinë e mesfushorit Toni Kroos, i cili i befasoi të gjithë me golin që i dha fitoren ekipit të tij kundër Suedisë.

Pas mbarimit të pjesës së parë me rezultatin 0-1, për herë të parë ekipi kampion bote në fuqi mund të eliminohej që në turin e parë.

Por dy golat e Marco Reus dhe Kroos në pjesën e dytë përmbysën renditjen në Grupin F.

“Faleminderit Kroos”, shprehej e entuziazmuar gazeta ”Bild am Sonntag”.

“Çfarë përfundimi!”, shton ajo.

”Kroos shpëtoi Gjermaninë”, shkruan ”Welt am Sonntag”, që shtonte se ndeshja mund të quhej edhe ”Turpi i Soçit” nëse gjermanët do të humbnin.

”Fillimet e vështira e kanë shoqëruar përherë Gjermaninë”, shkruan ”Tagesspiegel” dhe kujton ndeshjen e parë me Meksikën (0-1).

“Tani fillon”, vazhdon gazeta.

Ndërkohë, media suedeze, gjithë krenari, këshillon të mos ulet optimizmi edhe pas kësaj humbjeje.

“Pjesë e parë magjike. Goli i Ola Toivonen ishte i mrekullueshëm. Sidoqoftë humbëm. Goli i Toni Kroos ishte i jashtëzakonshëm dhe unë vuaj bashkë me ekipin”, shkruan gazetari sportiv suedez, Anders Lindblad për ”Svenska Dagbladet”.

”Gjermanët janë më të mirët sa herë që ia vlen të jenë”, shkruan tabloidi ”Aftonbladet”.

“(Por, suedezët janë) heronj, çfarëdo që të thonë të tjerët. Shpirti luftarak, morali, goli, djersa, gjaku dhe lotët më në fund – një ekip heronjsh, vetëm një fitore larg 1/16”, thekson ”Aftonbladet”.

Leave a Reply

%d bloggers like this: