Home / Politika / Athinë-Tiranë, marrëveshja nënshkruhet 10-ditëshin e parë të korrikut

Athinë-Tiranë, marrëveshja nënshkruhet 10-ditëshin e parë të korrikut

Por, nga konferenca e Rodosit dhe dy takimet e homologëve Kotzias dhe Bushati nuk u mësua diçka konkrete, ndërsa pasoi menjëherë cikli i tretë i bisedimeve të grupeve të specialistëve shqiptaro-grekë në Athinë për përcaktimin e kufirit detar, të cilat u tha se u zhvilluan në një frymë konstruktive dhe pozitive.

Duke konsideruar delimitizimin e ujërave detare, çelësin kryesor të paketës së problemeve dypalëshe, duhet thënë se Tirana dhe Athina ende nuk kanë arritur në një marrëveshje përfundimtare, pasi shihen me vëmendje detajet më të vogla në mënyrë që zgjidhja të jetë jetike dhe të kënaqë interesat e dy vendeve.

Gjithsesi, nën presionin e opozitës konservatore, Athina zyrtare përgënjeshtron në mënyrë kategorike se çështja çame ndodhet në tryezen e bisedimeve.

Orët e fundit janë shtuar referimet e shtypit që theksojnë se, në 10-ditëshin e parë të korrikut do të nënshkruhet marrëveshja nga dy ministrat e Jashtëm, nën praninë edhe të kryeministrave Rama e Tsipras.

Pavarësisht zhvillimeve të fundit, Kotzias ka ripërsëritur se në takimet që ka pasur me homologun Bushati në ishullin e Rodosit, Greqia do të mbështesë hapjen e negociatave të BE-së me Shqipërinë, megjithëse disa vende anëtare janë kundër.

Leave a Reply

Your email address will not be published.