Kosova

GDP-ja nuk e kalon shumën 5 miliardë eurove

euroRrethanat e tanishme ekonomike, të krijuara nga ngërçi politik, sipas ekspertëve të fushës së ekonomisë, nuk do t’ia mundësojnë Kosovës synimet për një rritje të GDP-së në shumën e 5 përqindëshit, ashtu siç e ka paraparë Qeveria në detyrë. Vjet GDP-ja ishte në shumën e mbi 4, 2 për qind.

Eksperti i ekonomisë, Muhamet Mustafa, ka thënë se rritja e GDP-së nuk ndikohet nga periudha tremujore, por ajo është si pasojë e një qeverisje të keqe në afat 10- vjeçar. Sipas Mustafës, në rritjen e GDP-së ndikojnë politikat afatgjata.

“Problemi nuk është kur po themi se situatën ekonomike e ka keqësuar ky ngërç i tashëm politik, pasi që këtë situatë ekonomike nuk e ka sjellë ngërçi politik, por keqqeverisja e gjatë”, është shprehur Mustafa.

Ai thekson se GDP-ja në Kosovë ishte vjet mbi 5 miliardë e 200 milionë euro, kurse edhe sivjet pritet që ajo do të jetë përafërsisht aty.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button