Home / Horoskopi / Horoskopi për datën 29 shtator 2014

Horoskopi për datën 29 shtator 2014

horoskopiDashi

Te personat që janë çiftet do të lindin diskutime dhe konfrontime të rënda. Në çdo rast duhet të bëni sqarimet e duhura. Beqarët nuk do të gjejnë argumentet e duhura për një lidhje.

Demi

Një grua në moshë të mesme mund të kthehet në këshilluesen tuaj më të mirë sot, por edhe një mike e besuar. Situata ekonomike në familje do të përmirësohet. Të martuarit do të kenë prospektiva të mira.

Binjakët

Në dashuri kjo nuk do të jetë një periudhë e mirë për binjakët. Shumë gabime do të ndikojnë në të ardhmen. Vështirësi për beqarët që do të ndeshen me shumë pengesa gjatë rrugës së tyre.

Gaforrja

Nostalgjia, pendimet, kujtimet do të bëhen të “gjalla” në jetën tuaj imagjinare. Do të keni frikë nga ndryshime të rëndësishme. Edhe beqarët do të mendojnë për historitë e tyre të kaluara.

Luani

Një dashuri shumë idealiste do të dominojë sot për çiftet e shenjës së luanit. Beqarët mund të shpresojnë në një dashuri të ndaluar dhe romantike. Mund të kalojnë edhe një aventurë.

Virgjëresha

Në çështjen e dashurisë do të hapet një fazë negative, kjo do të vij për shkak të gabimeve të së shkuarës, gjatë ose para një raporti. Beqarët do të jenë të trishtuar dhe të vetmuar.

Peshorja

Vetmia, apo një ndjenjë e tillë, do të ketë një vazhdimësi te personat e shenjës së peshores. Në horizont nuk do të ketë asnjë të re. Gjithsesi të qëndruarit vetëm nuk është medoemos një gjë negative.

Akrepi

Një shoqe apo këshilluese e juaja do të duhet të bëjë shumë durim ndaj jush për problemet që keni me partnerin. Beqarët do të kalojnë ndonjë aventurë të vogël dhe asnjë më shumë se kaq.

Shigjetari

Në marrëdhënien çift do të përjetoni vetëm tërheqje fizike, ndërsa ndjenjat do të jenë shumë të varfra. Beqarët mund të kalojnë ndonjë eksperiencë seksuale me persona të martuar.

Bricjapi

Diçka do të lindë, por nuk do t’ju jap kënaqësi. Do të përjetoni vuajtje dhe pakënaqësi sepse dashuria nuk do të jetë e pastër dhe e qetë. Beqarët do të ndeshen me vështirësi të shumëllojta.

Ujori

Do të jetoni një “klimë” besimi që nuk do t’ju braktisë, mund të shpresoni ende për gjërat që dëshironi të arrini. Beqarët do të mërziten shumë prej disa problemeve familjare.

Peshqit

Sot nuk do të keni kohë për marrëdhënien tuaj dashurore, do të jeni të ngarkuar me punë dhe aktivitete të tjera. Beqarët do të lumturohen prej një takimi të papritur me një person të dashur.

Leave a Reply

Your email address will not be published.