Sporti

Kroacia nuk toleron, përfundon ëndrra islandeze

Islanda nuk arrin të kalojë fazën e grupeve, pasi në ndeshjen e fundit të grupit D të Botërorit “Rusi 2018” u mund 2-1 nga Kroacia, që e kishte siguruar vendin e parë.
Kroatët nuk toleruan aspak dhe mbyllën grupin me pikë të plota, duke lënë pas Argjentinën.

Të gjithë golat u shënuan në pjesën e dytë: Badelj (53’), barazoi Sigurdsson me 11-metërsh (76’) dhe goli i Perisic në fund (90’).

Tashmë, Kroacia do të luajë me Danimarkën në 1/8.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button