Home / Sporti / Kapitullon gjermania, Low: E merituam eliminimin

Kapitullon gjermania, Low: E merituam eliminimin

Trajneri që ia sigurojë kombit të tij titullin në 2014, tani ka një të ardhme të dyshimte në krye të Gjermanisë, pas një paraqitje katastrofale në Rusi.

Trajneri i Gjermanisë Joachim Low ka pranuar se skuadra e tij nuk ishin mjaftueshëm të mirë për të kaluar në fazën e eliminimit direkt pasi që u eliminuan që në grupe nga Botërori, përderisa ka pranuar se e ardhmja e tij është në diskutim.

Golat në minutat shtesë të jugkoreanëve nga Kim Young-gwon dhe Son Heung-min nënshkruan fatin e kampionëve të cilët përfunduan të fundit në Grupin F.

Skuadra e Low arriti vetëm 3 pikë nga nëntë, duke mposhtur Suedinë dhe atë vetëm me ndihmën e Toni Kroosit.

Trajneri e ka lënë të hapur mundëinë që ai mund të ndahet nga 12 vite menaxhim të të Kombëtares gjermane e cila e pati paraqitjen më të keqe që nga viti 1938.

“A do të largohem? Është herët të përgjigjem në këtë pyetje. Zhgënjimi i imë është ende shumë i freskët”, tha ai për gazetarët pasi fishkëllimes se fundit.

“Nuk mund ta imagjinojë këtë. isha optimist, me duhet kohë të mëndojë. Nesër ne do të flasim”.

Loë po ashtu ka refuzuar të kërkojë justifikime nga skuadra e tij, duke thënë se ata nuk ishin në krye të detyrës, ashtu si Suedia që kreu punë të mrekullueshme kundër Meksikës për fazën tjetër.

“Në këtë moment është vështirë ta them (pse ata janë eliminuar). Zhgënjimi është se ne jemi eliminuar dhe është shumë i madh”, shtoi ai.

“Ne nuk e meritonim për ta fituar Botërorin përsëri, ne ndoshta nuk e meritonim që të ishim as në 1/8 e finales. Skuadra e jonë në këtë ndeshje humbiste edhe në ndeshje të lehtë ku normalisht ne nuk e shfaqëm klasin tonë. Po ashtu as dinamizmi që dërgon të shanset për gol nuk ekzistojë andaj ne e merituam që të eliminohemi”.

Leave a Reply

%d bloggers like this: