Home / Sporti / Botërori 2018, ndeshjet do të vazhdojnë pas një dite pushim

Botërori 2018, ndeshjet do të vazhdojnë pas një dite pushim

Kampionati Botëror 2018 që zhvillohet në Rusi, do të vazhdojë pas një dite pushim.

Pas katër ndeshjeve që do të luhen sot, do të përfundojë faza grupore, ndërsa një e teta e finales do të fillojë më 30 qershor të shtunën.

Ndeshja e parë në 1/8 e finales është të shtunën mes Francës dhe Argjentinës e cila do të zhvillohet në stadiumin “Kazan Arena” me fillim në ora 16:00.

Në kampionatin i cili filloi më 14 qershor në Moskë me ndeshjen Rusi-Arabi Saudite, brenda 14 ditëve janë zhvilluar 44 ndeshje.

Ndeshjet e 1/8 së finales plotësisht do të dihen pas ndeshjeve të sotme që do të luhen mes skuadrave Senegal-Kolumbi, Japoni-Poloni, Angli-Belgjikë dhe Panama-Tunizi.

Ndeshjet e 1/8 së finales

Programi i ndeshjeve në 1/8 e finales që deri tani janë përcaktuar është siç vijon:

30 qershor, e shtunë

16:00 Francë-Argjentinë (Kazan Arena)

20:00 Uruguaj-Portugali (Fisht)

1 korrik, e dielë

16:00 Spanjë-Rusi (Luzhniki)

20:00 Kroaci-Danimarkë (Nizhny Novgorod)

2 korrik, e hënë

16:00 Brazil-Meksikë (Samara Arena)

3 korrik, e martë

16:00 Suedi-Zvicër (Saint Peterburg)

Leave a Reply

Your email address will not be published.