Bota

Koreja e Veriut nuk dorëzohet. Punime në impiantin bërthamor

Ministria e unifikimit, e kontaktuar nga CNN në lidhje me çështjen, tha se nuk mund ta konfirmojë raportin dhe se po e ndjek situatën nga afër. Por, vijimi i punimeve në impiantin e Yongbyonit, nuk duhet parë si i lidhur me angazhimin e premtimit të Koresë së Veriut për denuklearizim, pavarësisht se fotot sugjerojnë se Peniani po vijon në hapat e mëparshëm.

Imazhet janë në kontrast të dukshëm me deklaratat e fundit të Donald Trump, se regjimi koreano-verior nuk përbën më një kërcënim bërthamor, edhe pse takimi i tij me Kim Jong un, nuk solli ndonjë provë bindëse se Koreja e Veriut do të heqë dorë nga programi i saj bërthamor.

Në anën tjetër, sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo, tha të mërkurën se Koreja e Veriut mbetet një kërcënim bërthamor, por edhe mbrojti deklaratat e mëparshme të Trump.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button