Bota

Fytyra më e re e politikës amerikane

Alexandria Ocasio Cortez ka punuar si kameriere dhe pastruese, e quajnë heroinë e klasës punëtore dhe është një hap para hyrjes në Kongres.

Zgjedhjet lokale në Nju Jork kanë rezultuar me një befasi të vërtetë. Në skenën politike është paraqitur politikania e re Alexandria Ocasio Cortez 28 vjeçe e cila ka krijuar rrëmujë të vërtetë. Ajo është socialdemokrate, dhe ka arritur t’i mundë kundërshtarët politikë shumë më të vjetër dhe më me eksperiencë, të cilët kanë investuar shumë më tepër para në fushatë. Kjo vajzë e re ka gjasa reale që në vjeshtë të jetë personi më i ri në Kongres në histori të SHBA. Shumica e quajnë heroinë e klasës punëtore.

Në këto zgjedhje dalja ka qenë 98 për qind, ndërsa Alexandria ka fituar 57,5 për qind të votave, shkruan Guardian.

“Ky nuk është fundi, ky është vetëm fillimi, sepse porosia të cilën ne e dërgojmë sonte është se nuk është në rregull që ne t’i japim përparësi donatorëve në raport me komunitetin”, i ka thënë ajo përkrahësve pas fitores, transmeton Insajderi.com.

Edhe pse në fushatën e kundërshtarit të saj Joe Crowley, i cili llogaritet si demokrat shumëvjeçar, janë investuar rreth tre milionë dollarë, Alexandria e bukur në fushatën e saj ka investuar më shumë se dhjetë herë më pak. Por, përkundër kësaj, ajo ka arritur të fitojë në të gjitha pjesët e Kuinsit dhe Bronksit. Gjatë fushatës ajo e ka akuzuar kundërshtarin e saj se është më tepër i orientuar kah Wall Street-i sesa kah qytetarët në këto pjesë të qytetit.

Alexandria një natë para zgjedhjeve ka shkuar në kufirin meksikan dhe ka thënë se angazhohet për shfuqizim të Agjencisë për imigrantë. Ajo ka shprehur protestë kundër ndarjes së familjeve

Si bazë e fushatës së saj ishte se ajo do t’i ndihmojë familjet e punëtorëve.  Gjithashtu publikisht ka folur edhe kundër asaj se si forcat izraelite kanë përdorur dhunë të tepruar kundër palestinezëve, ku në përleshjet e fundit në Gazë kanë pësuar rreth 129 palestinezë.

Tani duhet të ballafaqohet me kandidatin republikan Antonio Papasso, dhe nëse fiton do të jetë gruaja më e re e zgjedhur ndonjëherë në Kongres.

Ajo është aktiviste dhe politikane. Është e lindur në Bronks dhe është pjesëtare e klasës punëtore. Nëna e saj është me prejardhje nga Porto Riko, ndërsa babai është me prejardhje nga Bronksi. Deri në moshën pesëvjeçare ka jetuar në Bronks.

Ka diplomuar në ekonomi dhe marrëdhëniet ndërkombëtare në Boston, mirëpo pas diplomimit ka punuar si kameriere dhe pastruese.

Thotë se në angazhim politik e ka nxitur zgjedhja e Donald Trumpit për president të SHBA. Derisa studionte, ishte stazhiere te senatori Ted Cruz. Në vitin 2016 ishte pjesë e fushatës së Bernie Sanders në Nju Jork.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button