Ekonomia

Turistët “zbulojnë” Zvërnecin. Rusët magjepsen nga Kisha e Shën Mërisë

“E gjetëm në guidat turistike. Na pëlqeu ta vizitonim këtë vend kulti ortodoks. Ne jemi vet ortodoksë”, thotë turisti rus.

“Hera e parë në Shqipëri. Nuk e kisha menduar që do të vija ndonjëherë, por e morëm vendimin papritur, kur na treguan për këtë vend”, thotë turistja ruse.

Këtë vend kulti, turistët e kanë gjetur në guidat turistike të shtypura dhe në internet, por mungesa e një ciceroni i zhgënjeu disi.

Megjithatë, duket se çdo gjë u harrua shpejt për turistët, kur u gjendën në qetësinë e ishullit dhe bukurinë e zonës.

Turistët italianë thonë se, në Itali një vend i tillë nuk do të kishte publicitete kaq modeste.

“Po ka shumë pak informacione për ne që jemi jashtë. Të ishte ky vend në Verona do të ishte reklamuar tej mase”, thotë një emigrant shqiptar nga Italia.

“Është këndshëm këtu. Manastiri është vërtet shumë i bukur dhe i qetë. Erdhëm dje. Hera e parë që vij në Shqipëri”, thotë një turiste franceze.

“Njerëzit janë shumë të mirë këtu në Vlorë”, thotë turisti francez.

Pas rindërtimit të urës, që lidh ishullin me bregun, duket se mungesa e një shoqëruesi për turistët është pengesa e fundit drejt shndërrimit të këtij manastiri, në një destinacion të pashmangshëm për turistët që shkojnë në Vlorë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button