Home / Ekonomia / FSHZH, 50 milionë dollarë për infrastrukturën lokale dhe rajonale

FSHZH, 50 milionë dollarë për infrastrukturën lokale dhe rajonale

Qeveria shqiptare është përfituese e një kredie me vlerë 50 milionë dollarë nga Banka Botërore, për realizimin e investimeve në zhvillimin e infrastrukturës lokale dhe rajonale, që do të zbatohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit.

Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka publikuar në faqen e tij zyrtare njoftimin e përgjithshëm të prokurimit për tenderin, duke ftuar kompanitë e interesuara të përgatiten për ofertat specifike. Projekti është i ndarë në disa komponentë, ku pjesa kryesore e financimit do të shkojë në rehabilitimin e rrugëve ekzistuese lokale dhe iniciativave të sigurisë rrugore.

Ndërhyrja në rrjetin rrugor synon të përmirësojë cilësinë e rrugëve, sigurinë e tyre dhe të rrisë mbrojtjen nga faktorët klimatikë si rrëshqitjet e dheut dhe përmbytjet.

Investimet në akset rrugore lokale dhe rajonale përmirësojnë lidhjen dhe shkurtojnë kohën e lëvizjes drejt një zone të caktuar, apo ndërmjet rajoneve.

Gjithashtu, pjesë e planit të investimeve janë edhe rritja e kapaciteteve të bashkive, kryesisht në menaxhimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve, ndërsa parashikohet që në fund të realizohet edhe një raport vlerësues për impaktin e këtij projekti në aspektin social,në bujqësi dhe turizëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.