Home / Ekonomia / Ekonomia shqiptare përshpejton rritjen. PBB u rrit 4.4% në 3-mujorin e parë

Ekonomia shqiptare përshpejton rritjen. PBB u rrit 4.4% në 3-mujorin e parë

Ekonomia shqiptare ka përshpejtuar ritmet e rritjes në tremujorin e parë të vitit, në sinkron me një rritje të ndjeshme të investimeve të huaja direkte që dominuan në sektorin e energjisë dhe kryesisht nga gazsjellësi TAP, sipas Bankës Qendrore.

Sipas të dhënave të INSTAT, Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) në tremujorin e parë të vitit u rrit me 4.45% në krahasim me të njëjtin tremujor të vitit të mëparshëm, nga më pak se 4% që ishte rritja për vitin 2017.

INSTAT raporton se ndikim pozitiv kanë dhënë të gjithë sektorët, por kryesor këtë rritje energjia me një ndikim prej 2.45 pikë përqindje.

Në tremujorin e parë të vitit, raporton Instituti i Statistikave është rritur eksporti energjisë elektrike, favorizuar nga moti me reshje. Ndërkohë që aktiviteti i energjisë elektrike u rrit me 66.4% në tremujorin e parë 2018, kundrejt të njëjtës periudhë një vit më parë.

Gjithashtu edhe ritme pozitive në këtë periudhë ka shënuar edhe shitja e naftës dhe mineraleve.

Ndërsa tregtia, transporti, akomodimi dhe shërbimi kanë ndikuar me 0.54 pikë përqindje në rritjen ekonomike dhe Akomodimi dhe Shërbimi Ushqimor, u rrit me 19,22 %

Sipas INSTAT ndërtimi kontribuoi në këtë 3-mujor me 0.17 pikë përqindje ndërsa ecuri pozitive ka shënuar dhe bujqësia që u rrit me 0.37%.

Me rënie ka qenë dhe aktiviteti financiar dhe i sigurimeve, por INSTAT sqaron se ka pasur ndikim kursi i këmbimit, pasi në vlerë nominale, i zhveshur nga efektet e kursit, sektori ka rezultuar me rritje.

Leave a Reply

%d bloggers like this: