Kosova

Ja emrat për kryeministër konsensual (Foto)

ja-emrat-p-euml-r-kryeminist-euml-r-konsensual-foto_hdQëllimi i konsultimeve që do të bëjë presidentja e vendit Atifete Jahjaga me liderët e partive politike është që të gjendet formula e një qeveri të përkohshme nga një koalicion mes PDK-LDK dhe AAK.

Burime të Indeksonline kanë bërë të ditur se udhëheqësi i kësaj qeveria që do të përgatiste vendin për zgjedhje pas një viti nuk do të jetë në nivelin e asnjërit prej liderëve të partive politike.

“Po bëhet përpjekje që të gjendet një kryeministër dhe ministra konsensual”, i ka thënë portalit në kushte anonimiteti një zyrtar i lartë.

Mediat kanë raportuar se në rast të mungesës së vullnetit nga partitë politike atëherë presidentja Jahjaga do të kërkojë nga Gjykata Kushtetues të drejtën juridike për t`i shpallur zgjedhjet e jashtëzakonshme, e drejtë e cila pritet që t`i bind partitë për formulën e përkohshme.

Indeksonline ka mësuar edhe disa nga emrat që po shqyrtohen për kryeministër:

Blerim Shala

Asaj i prinë nënkryetari i AAK-së Blerim Shala. Kandidatura e Shalës po konsiderohet për shkak të marrëdhënieve të mira që Shala ka me Brukselin dhe Uashingtonin por edhe për shkak se lideri i AAK-së Ramush Haradinaj nuk do të mund ta refuzonte këtë kandidaturë.

Në AAK po përmendet edhe Avni Arifi për shkak të afërsisë së tij me liderin Ramush Haradinaj por edhe për shkak të performacnës së tij në kohën e plotësimit të standardeve.

Avni Arifi

Megjithatë, burimet kanë shpjeguar se të qenit partia më e vogël, nuk po i krijon shumë mundësi AAK-së që ta ketë kryeministrin.

Në radhët e PDK-së po shqyrtohet kandidatura e nënkryetarit Enver Hoxhaj për shkak të marrëdhënieve të mira me disa nga shtetet mike të Kosovës.

Enver Hoxhaj

Çuditërisht, nga PDK-së, kandidate serioze është edhe zëvendëskryeministrja aktuale Edita Tahiri.
Tahiri ka mbështetje të madhe ndërkombëtare për ta udhëhequr qeverinë e përkohshme për shkak të konstruktivitetit të saj në dialogun Kosovë- Serbi.

Nga LDK-ja, kandidaturë serioze është nënkryetarja e kësaj partie Teuta Sahatqija. Ajo po vlerësohet seriozisht për shkak të pranueshmërisë që ka tek mbështetësit ndërkombëtarë por edhe tek shoqëria civile.

Vjosa Osmani

Vjosa Osmani, deputetja më e votuar e LDK-së është kandidatura tjetër serioze për ta udhëhequr qeverinë.

Burime të Indeksonline kanë bërë të ditur se në rast të mungesës së pajtimit për kandidatura politike atëherë qeveria e ardhshme do të jetë me emra që nuk janë pjesë e partive politike.

Në rast të një zhvillimi të tillë, atëherë gazetari Baton Haxhiu, del të jetë kandidatura serioze për shkak të afërsisë dhe raporteve korrekte që ka me të tre subjektet politike që do ta bëjnë qeverinë e përkohshme.

Akan Ismaili

Ambasadori i Kosovës në SHBA Akan ismajli është kandidatura tjetër. Po ashtu emër i fuqishëm që po qarkullon është edhe ai i Dastid Pallaskës, njëri i afërt me ndërkombëtarët dhe njohës i shkëlqyeshëm i marrëdhënieve ndërkombëtarë dhe të ligjeve.

Dastid Pallaska

Një emër që është përmendur kohëve të fundit është ai i Shefki Abdullahut, ish komandantit të UÇK-së, kandidat për deputet nga radhët e AKR-së.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button