Home / Rajoni / Prioritetet e presidencës austriake të BE-së: Zgjerimi, migracioni, buxheti

Prioritetet e presidencës austriake të BE-së: Zgjerimi, migracioni, buxheti

Menaxhimi i çështjes migratore, që ishte objekt i një marrëveshje të brishtë në samitin e zhvilluar në Bruksel, do të jetë dosja prioritare e presidncës së rdhës austriake të Bashkimit Europian që fillon sot dhe do të zgjasë gjashtë muaj.

Austria për presidencën e saj të tretë të BE-së ka zgjedhur moton “Një Europë që mbron”, duke iu bashkuar shqetësimeve të shumicës së vendeve anëtare.

Përveç kësaj çështje shumë të nxehtë, që Vjena e kishte vendosur në krye të listës së saj para se krerët europianë të diskutonin mbi fatin e refugjatëve, qeveria e kancelarit të ri Sebastian Kurz pritet gjithashtu të përqëndorhet në negociatat për buxhetin e ardhshëm të BE-së.

Austria gjithashtu ka fiksuar si objektiv edhe përparimin në fushën e zgjerimit të Unionit drejt vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Zgjerimi i BE-së

Austria, për shkak të pozicionit qendror në Europë dhe historisë së saj, mbështet një integrim më të lartë në Union të fqinjëve të saj të Ballkanit Perëndimor dhe e paraqet si një prej prioriteteve të presidencës së saj të BE-së.

Ajo insiston mbi rëndësinë e stabilitetit të fqinjëve të saj dhe mbështet idenë e një paraaderimi të Ballkanit Perëndimor dhe të Europës Juglindore në BE.

“Ky rajon është pjesë e Europës në aspektin e politkës ekonomike dhe të sigurisë, si dhe është shfaqur një partner i besueshëm gjatë krizës migratore”, shpjegon Vjena.

Megjithatë , Vjena rrezikon të mos arrijë rezultate konkrete. Të martën që kaloi, BE-ja vendosi të hapë negociatat për aderim me Shqipërinë dhe Maqedoninë në korrik 2019. Austria preferonte që kjo të ndodhte gjatë presdiencës së saj.

Megjithatë qeveria austriake synon të shoqërojë këto vendeve në rrugën e tyre drejt BE-së.

Migracioni

Kriza politike e gjeneruar nga sfidat migratore është dosja numër një që Vjena do të duhet të menaxhojë me 27 vendet e tjerat të BE-së. marrëveshja e arritur të premten mbetet e paqartë në lidhje me mënyrën e aplikimit, kryesisht mbi krijimn e të ashtuquajturave “platforma zbarkimi” të migrantëve jashtë BE-së.

Qeveria e kancelarit Kurz, aleate me partinë e ekstremit të djathtë FPO, mbron një linjë të ashpër, kërkon një politikë migratore europiane më të fortë, duke kaluar kryesisht nga një përforcim i kufijëve të jashtëm të BE-së.

Buxheti i BE-së

Një tjetër sfidë e madhe e presidencës austriake është që të përparohet në negociatat mbi buxhetin afat gjatë të BE-së për periudhën 2021-2027.

Këtë javë Kurz e vlerësoi të mundshme arritjen e një marrëveshje para zgjdhejve parlamentare europiane.

Negociatat për buxhetin shumëvjeçar të BE-së janë të komplikuara për shkak të shkurtimeve të propozuara nga Komisioni Europian në lidhje me Politikën Bujqësore të Përbashkët dhe për rajonet.

Nga ana tjetër ky buxhet pritet të sjellë shumë risi, pasi për herë të parë do të mundësojë financimin e kapaciteteve ushtarake dhe të infrastrukturave të përorshme nga ushtria dhe do të japë mjete financiare për Europën e Mbrojtjes.

Leave a Reply

%d bloggers like this: