Politika

PD: Shembja e bustit të demokracisë në Kavajë, nxitë revoltë popullore

paloka-deklarate-kavajaKryetari i Grupit Parlamentar demokrat, Edi Paloka ka reaguar sot në një deklarat për mediat  pas shembjes  e simbolit të demokracisë  në Kavajë duke e konsideruar si një akt provokues dhe nxitës të revoltës popullore.

“Simboli i dy gishtave, përfaqëson sakrificën e gjithë kombit tonë, për ditët e vështira të rrëzimit të sistemit komunist. Kavaja ishte pionere e ardhjes së demokracisë në vend, dhe e meritonte me dinjitet simbolin në mes të qytetit. Me këtë akt të shëmtuar e provokues, Rama ka kaluar çdo kufi, ka dhunuar haptazi qytetarët e Kavajës dhe të gjithë vendit që nuk pajtohen me përpjekjen e tij për të rilindur diktaturën. Me këtë akt ka ndezur revoltën popullore”, deklaroi Paloka.

Po ashtu, Paloka e ka konsideruar shembjen e simbolit të demokracisë,  jo vetëm si provokim por akti final i prishjes së stabilitetin politik në vend, pasi e kishte goditur atë në mënyrë të përsëritur me shkallmimin e kolonave të demokracisë dhe bashkëjetesës politike.

“Ne i bëjmë sot me dije Edi Ramës se nga Kavaja do të vijë fundi i tij politik”, ka përfunduar Paloka

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button