Politika

Austria, një nga mbështetësit më të mëdhenj të integrimit të Shqipërisë në BE

Austria është një nga mbështetësit më të mëdhenj të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Ambasadori i Austrisë në Shqipëri, Johann Sattler në një intervistë për ATSH-në thekson se marrëdhënia mes Shqipërisë dhe Austrisë ka themele të forta.

“Austria dhe Shqipëria kanë qenë aleate përgjatë shekujve dhe kanë themele të forta. Nëse shkojmë pas në shekullin e 18-të, Austria ishte mbrojtëse e katolikëve në Veri. Në shekullin e 19-të kemi pasur konsuj austriakë që kanë qenë këtu si përshembull Johann Georg von Hahn, i cili është në fakt një nga krijuesit e asaj që sot e quajmë Albanologji. Kështu që ka baza të forta për marrëdhënien tonë”, – thekson Sattler për ATSH

Por, shton ai, “është e rëndësishme të mos shohim vetëm prapa, por të shohim përpara. Kështu që nevojitet të investojmë në këtë marrëdhënie dhe këtë po bëjmë. Austria është, nëse e shohim në aspektin politik, një nga mbështetësit më të mëdhenj të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian”.

Ekonomikisht, thekson Sattler, “jemi një ndër 5 investuesit më të mëdhenj në Shqipëri”.

Sattler nënvizon se kultura është një tjetër prioritet i punës së tij në Shqipëri.

“Një nga fushat ku është fokusi im, përveç politikës dhe ekonomisë është kultura, ku kemi investuar shumë. Këtë vit kemi vitin e kulturës austriako-shqiptare, kemi më shumë se 6 evente. Çdo javë një event. Koncertin e Vitit të Ri dhe shfaqje të ndryshme që bashkojnë popujt tanë. Për këtë jam shumë i fokusuar në këtë bashkëpunim kulturor mes dy vendeve tona”, – shprehet Sattler.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button