Home / Ekonomia / Qeveria do të emetojë një eurobond të ri

Qeveria do të emetojë një eurobond të ri

Qeveria shqiptare shumë shpejt do të dalë me një tjetër eurobond në tregjet ndërkombëtare.

Kryeministri Edi Rama duke folur për procesin e zhvillimit ekonomik të vendit informoi se përgatisim daljen me një eurobond tjetër.

“Paguam një sërë borxhesh të trashëguara nga qeverisja e mëparshme. Po përgatisim të dalim me me një tjetër eurobond dhe po të shikojmë se çfarë thonë tregjet është inkurajuese. Ky është i gjithi një proces dhe nuk mund të ndodhë nga sot nesër”, u shpreh ai.

Këshilli i Ministrave miratoi në muajin maj një vendim, i cili i hap rrugën ministrisë së Financave të nis procedurat për huamarrjen.

Vendimi përcakton se si do të përzgjidhet konsulenti financiar, që do të udhëheqë procesin dhe do të prezantojë Shqipërinë tek investitorët potencialë që duan të blejnë borxhin e saj.

Në vitin 2015, Shqipëria shiti një eurbond përmes të cilit mori 450 milionë euro borxh me interes vjetor 5.75 për qind. Afati i këtij borxhi mbaron në vitin 2020.

Po ashtu kryeministri foli edhe për miratimin e një pakete uljeje taksash, e cila do të gjenerojë më tepër punësim.

“Do të ketë një ulje të re të taksave për ata që janë të vet punësuar duke rritur fashën e tatim fitimit në nivelin 5% nga 8-14 milionë lekë. Aktualisht kjo kategori paguan 15% tatim fitimin dhe kjo pengon shumë biznese të vogla që të bëjë deklarata reale”, vuri në dukje kryeministri.

Leave a Reply

Your email address will not be published.