Home / Rajoni / Në një ceremoni simbolike Austria mori nga Bullgaria Presidencën e Këshillit të BE-së

Në një ceremoni simbolike Austria mori nga Bullgaria Presidencën e Këshillit të BE-së

Në një ceremoni nën majën malore Planaj afër qytetit austriak Schladming Austria mori simbolikisht nga Bullgaria Presidencën gjashtëmujore të Këshillit të BE-së sipas parimit të rotacionit. Kancelari Sebastian Kurz deklaroi se për Austrinë është nder dhe përgjegjësi e madhe që nga data 1 korrik të bëhet kryetare në një moment kur Evropa gjendet në një situatë shumë të vështirë, ka tensione të ndryshme me Rusinë dhe SHBA-në, kurse BE-ja po e përjeton Brexitin. Kancelari e falënderoi Bullgarinë për punën e shkëlqyeshme gjatë Presidencës së saj dhe e siguroi se Austria dëshiron që të jetë një vend i cili ndërton ura. Lidhur me moton e Presidencës Austriake “Evropa e cila mbron” Kryeministri Bojko Borisov komentoi se Evropa mund të mbrohet vetëm po të jetë unike. Kryetari i Këshillit Evropian Donald Tusk shtoi se Austria e ka zgjedhur moton më të mirë të Presidencës së saj dhe theksoi se evropianët presin veprime vendimtare për rimëkëmbjen e ndjenjës së rendit dhe sigurisë.

Leave a Reply

%d bloggers like this: