Home / Sporti / Dervishi: Te Spanja u shemb gjithçka me largimin e Lopeteguit

Dervishi: Te Spanja u shemb gjithçka me largimin e Lopeteguit

Eduard Dervishi, ish-sekretari i përgjithshëm i FSHF-së në vitet ’90, i cili prej shumë vitesh është pjesë e Federatës Spanjolle të Futbollit, ka folur për eliminimin e Spanjës nga Rusia në një lidhje “live” në “Top Arena”.
Dervishi është shprehur se gjithçka është shembur te Spanja pas largimit të trajnerit Lopeteguit, vetëm një ditë para nisjes së Botërorit.

“Nuk ishte e papritur për Spanjën. Fillimi i keq dhe mbyllja e keqe. Pasojat ishin të mëdha të largimit të trajnerit. Të gjithë flisnin për Spanjën, e cila ka bërë eliminatore të jashtëzakonshme, ndërsa më pas u shemb gjithçka dhe ndaj Rusisë erdhën pasojat”, tha Dervishi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.