Sporti

Kualifikim dramatik i Kroacisë, Danimarka bie te penalltitë

Kroaci-Rusi do të jetë çerekfinalja tjetër e këtij Botërori. Kroatët u kualifikuan pas një ndeshje dramatike me Danimarkën pas goditjes së penalltive, ndërsa 120 minuta loje u mbyllën 1-1.
Dy gola brenda 4 minutave të para dhe më pas dy ekipe të frikësuara për të sulmuar kundërshtarin.

Koha e rregullt u mbyll me rezultatin 1-1, ndërsa në minutën e 116, Modric kishte të gjitha mundësitë për ta mbyllur çështjen e kualifikimit kur u vu përballë Schmeichel, i cili arriti të ndalte yllin e Realit të Madridit.

Ndeshja shkoi te goditja e penalltive, ku sërish Schmeichel tregoi vlera të jashtëzakonshme, duke i pritur kroatëve edhe dy penallti të tjera, por në anën tjetër ishte një tjetër portier fantastik. Subasic arriti t’i ndalte 3 herë lojtarët danezë, duke dërguar skuadrën e Kroacisë në çerekfinale të këtij Botërori, ku përballë tashmë do të ketë organizatorët e Rusisë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button