Kosova

Pas 48 orëve, Presidentja “hap zarfin”

pas-48-or-euml-ve-presidentja-ldquo-hap-zarfin-rdquo_hdPresidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, iu ka thënë liderëve të partive që ka takuar deri më tani se do të dalë me një propozim konkret për dalje nga kriza politike brenda 48 orëve.

Këtë e ka bërë të ditur lideri i Listës Srpska, Aleksandër Jabllanoviq, i cili pas takimit me presidenten Jahjaga, thotë se në Kuvendin e Kosovës, do të votojnë kandidatin e Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar, nëse këta të fundit arrijnë t’i bëjnë 52 vota.

Presidentja Jahjaga është duke vazhduar takimin me përfaqësues të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Në takim është lideri i AAK, Ramush Haradinaj, nënkryetarët Blerim Shala e Ardian Gjini, si dhe këshilltari politik i Haradiaj, Avni Arifi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button