Home / Ekonomia / Çfarë pritet të sjellë diversifikimi i bankave në Shqipëri?

Çfarë pritet të sjellë diversifikimi i bankave në Shqipëri?

Shqipëria është pjesë e proceseve të bashkimit apo shkrirjes, së bankave që kanë ndodhur edhe në rajon e më gjerë, ndaj dhe vendi ynë nuk mund t’i shmanget këtyre prirjeve, që padyshim kanë efektet e tyre në sistemin bankar.

Eksperti ekonomisë Elvin Meka, shpjegon në një intervistë për ATSH-në, se ajo që vihet re është fakti që kemi disa bashkime apo shkrirje të bankave të niveli të dytë, kryesisht si pasojë e efekteve rregullatore, jo në Shqipëri, por më shumë në tregjet ndërkombëtare dhe europiane, dhe kjo që ndodh me bankat në vendin tonë, është një kundërpërgjigje pozitive. “Pra janë disa banka të cilat janë të detyruara të largohen, ose të ristrukturohen në territorin shqiptar, si pasojë e përgjigjeve në nivel grupi. Pra diversifikimi i bankave nuk vjen nga mjedisi shqiptar, më shumë se sa nga një strategji e përgjithshme e bankave mëmë nga vendet e origjinës”, – thekson Meka për ATSH.

Sipas tij, lëvizje të tilla mundet dhe do të ketë në vijimësi dhe në opinionin tim thotë Meka, pres një konsolidim të mëtejshëm të këtij sistemi, që më shumë ka përparësi por edhe kufizimet e tij, pasi më pak banka nuk supozojnë më pak konkurrecë, por mund të kemi më pak banka dhe konkurrencë më të madhe.

E rëndësishme është, nënvizon eksperti, që tregu shqiptar do të ketë rritje të numrit të bankave të rëndësishme që janë të mëdha, pasi kanë mbi 5% të aktiveve, që rrit përgjegjësinë e Bankës së Shqipërisë për një monitorim dhe mbikqyrje më të lartë të sistemit.

Strategji të tilla priten prapë, por çdo zhvillim vjen nga bankat mëmë, thekson Meka.

Banka e Shqipërisë miratoi së fundi, zotërimin nga ana e Banka Amerikane e Investimeve sh.a. të 100 për qind të kapitalit aksioner të Bankës NBG Albania sh.a. Marrëveshja parashikon shitjen e Bankës Kombëtare të Greqisë (NBG) te Banka Amerikane e Shqipërisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.