Ekonomia

Energjia, sektori më premtues i ekonomisë shqiptare

Shqipëria është gati të përmbushë rolin e saj si kryetare në Konferencën e Kartës së Energjisë për vitin 2019, në kuadër të takimit të 29 të anëtarëve të saj më 27-28 nëntor 2019, në Bukuresht, shkruan agjencia “Independent Balkan News”.

Në këtë kontekst, diplomatët sllovakë dhe sekretari i përgjithshëm i Kartës së Energjisë, Urban Rusnak u takua me ministrin shqiptar dhe zëvendësministren e Energjisë dhe Infrastrukturës, Damian Gjiknuri dhe Dorina Cinari, zëvendësministrin e Punëve të Jashtme, Etjen Xhafaj, Avokaten e Përgjithshme të Shtetit , Alma Hiçka, drejtorin e përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, Adrian Bylyku dhe Entela Cipa, përgjegjëse për Efiçencën Energjetike.

Pala shqiptare i vuri një theks të veçantë ndërlidhjeve ndërkufitare, formimin dhe mbështetjen e një tregu energjetik që funksionon dhe zhvillimin e burimeve të energjive të rinovueshme.

Theksohet se ekonomia shqiptare regjistroi një rritje prej 4,45% në tremujorin e parë të këtij viti, që është mbështetur kryesisht nga sektori energjetik dhe në veçanti nga prodhimi i elektricitetit nga infrastrukturat hidroelektrike.

Shqipëria kryesishti bazohet në fuqinë hidrike për prodhimin e elektricitetit.

Shifra prej 4,45% është regjistruar në një çast që institucionet financiare ndërkombëtare kanë paralajmëruar për shenja të ngadalësimit të ekonomisë shqiptare dhe një rënie të PBB-së pas nëntë vitesh rritje.

Konferenca e Kartës së Energjisë, një iniciativë ndërqeveritare, është organizami që drejton dhe merr vendime për të zhvilluar dhe mbajtur Kartën e Energjisë duke respektuar nënshkrimin e Traktatit të Kartës së Energjisë të vitit 1994.

Ky traktat përcakton një kuadër për bashkëpunim mes vendeve brenda dhe jashtë BE-së për promovimin e bashkëpunimit afat gjatë në energji, të ngritur mbi parimet e përcaktuara në Kartën Europiane të Energjisë.

Dispozitat më të rëndësishme të këtij Traktati kanë të bëjnë me mbrojtjen e investimit, marketingun e produkteve dhe materialeve energjetike, zgjidhjet e mosmarrëveshjeve, duke qartësuar kuadrin në lidhje me funksionimin e konkurencës, pronësisë dhe sovranitetit si dhe regjimin e taksave dhe mbrojtjen mjedisore.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button