Home / Bota / Donald Trump, letra kërcënuese aleatëve të NATO-s

Donald Trump, letra kërcënuese aleatëve të NATO-s

Sipas gazetës, letrat janë dërguar muajin e kaluar dhe janë në kohë për samitin e NATO-s që do të mbahet në Belgjikë, javën e ardhshme.

Një burim nga Shtëpia e Bardhë ka konfirmuar ekzistencën e këtyre letrave për CNN, ndërkohë që është shprehur se gjuha e përdorur në to, është shumë e ashpër. Sipas tij, në letra kërkohej rritja e shpenzimeve për mbrojtjen dhe paralajmërohej se SHBA po humbte durimin.

Sipas “New York Times”, pjesa më e madhe e letrave drejtuar liderëve të ndryshëm, kishte gjuhë të ngjashme, por ajo drejtuar kancelares gjermane, Angela Merkel, ishte veçanërisht kritike.

“Siç e diskutuam gjatë vizitës suaj në prill, ka një frustrim në rritje në SHBA se disa aleatë nuk kanë përmbushur premtimet e tyre”, thuhej në letrën drejtuar Merkel.

Mungesa e vazhdueshme e shpenzimeve në mbrojtje, nga ana e Gjermanisë, cenon sigurinë e aleancës dhe përbën precedent për aleatët e tjerë që po ashtu nuk plotësojnë angazhimet e tyre për shpenzime ushtarake, pasi ata ju shohin ju si një model”, shkruan Trump.

Më tej, ai lë të kuptohet se SHBA do të rishikojë praninë e saj ushtarake në shkallë globale nëse aleatët e NATO-s nuk rrisin shpenzimet. Trump vazhdimisht i ka kritikuar anëtarët e NATO-s që shpenzojnë më pak se 2% të bruto prodhimit të tyre të brendshëm në mbrojtje.

Tensionet midis SHBA-së dhe disa aleatëve të NATO-s janë rritur në prag të samitit të NATO-s që do të mbahet më 11 dhe 12 korrik në Bruksel. Ky samit do të pasohet me një takim midis Trumpit dhe presidentit rus, Vladimir Putin, në Helsinki, më 16 korrik.

Leave a Reply

Your email address will not be published.