Ekonomia

BSH ndërhyn në tregun valutor, bleu 19.3 milionë euro në tremujorin e parë

Banka e Shqipërisë ndërhyri në tregun valutor duke blerë 19.3 milionë euro vetëm në tremujorin e parë të këtij viti.

Sipas të dhënave nga BSH-ja mbi ndërhyrjet në tregun e parasë, në dy ankandet e zhvilluara në shkurt dhe mars shuma e blerë ka shkuar edhe përtej parashikimeve.

Vitin e kaluar, Banka e Shqipërisë bleu 71.2 milionë euro në tregun valutor, në kuadër të procesit të rritjes së rezervës valutore. Ndërkohë që në kalendarin e ndërhyrjes Banka Qendrore ka pasur të planifikuara tre ankande të tjera për blerjen e euros, me qëllim rritjen e rezervës valutore.

Veç këtyre ndërhyrjeve të planifikuara më parë, në muajin qershor janë zhvilluar edhe operacione të tjera për blerje valute, të orientuara shprehimisht në frenimin e mbiçmimit të lekut kundrejt euros.

Kjo u vendos në mbledhjen e qershorit të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, me argumentin që forcimi i shpejtë i lekut po neutralizonte presionet e jashtme inflacioniste.

Së fundmi, ndërhyrjet e Bankës së Shqipërisë duket se kanë arritur ta stabilizojnë kursin e këmbimit të euros pranë nivelit të 126 lekëve. Sipas kursit zyrtar të këmbimit, euro u këmbye të martën me 125.88 lekë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button