Home / Politika / Kathleen Ann Kavalec, ambasadorja e SHBA në Shqipëri

Kathleen Ann Kavalec, ambasadorja e SHBA në Shqipëri

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka nominuar emrin e Kathleen Ann Kavalec, si ambasadore fuqiplotë në Shqipëri.
Kjo e fundit, nëse merr miratimin nga Senati, pritet të zëvendësojë ambasadorin aktual Donald Lu, të cilit i përfundoi mandati dhe do të largohet nga Tirana.

Kathleen Ann Kavalec aktualisht shërben si Zëvendës Ndihmës Sekretare në Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike në Departamentin Amerikan të Shtetit dhe ka mbi tre dekada përvojë si diplomate amerikane.

Më parë ka shërbyer si Drejtoreshë e Zyrës së Punëve Ruse, Zëvendës Shefe e Misionit të SHBA-ve në UNESCO në Paris, Zëvendës Koordinatore për Ndihmë në Byronë Evropiane dhe Drejtore për Parandalimin e Konflikteve në Zyrën e Koordinatorit për Rindërtim dhe Stabilizim.

Kavalec flet rrjedhshëm gjuhët frënge, rumune, ukrainase, ruse, spanjolle dhe portugeze, ndërsa ende nuk dihet nëse do të arrijë të flasë shqip me Tiranën.

Leave a Reply

%d bloggers like this: