Politika

Rama: Mirënjohje Fyles. Bojkoti i opozitës, i panevojshëm, të hapur për çdo kërkesë

rama-fyle2-320x237Kryeministri i vendit Edi Rama dhe komisioneri për Zgjerimin Stefan Fyle kanë mbajtur një konferencë të përbashkët për shtyp në përfundim të raundit të katërt të dialogut të nivelit të dytë mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian.

Në fjalën e tij kryeministri Rama vlerësoi me mirënjohje punën e bërë nga komisioneri Fyle për ta drejtuar Shqipërinë në rrugën e sigurt drejt BE, pavarësisht vështirëve sipas tij, që komisioneri ka hasur në shfaqjen e pakënaqësive, si nga opozita e djeshme, PS ashtu edhe nga ajo e sotme, PD.

Rama i është referuar gjatë në fjalën e tij bojkotit të kuvendit nga ana e opozitës i cili sipas kryeministrit është krejt i panevojshëm dhe i pambështetur në arsye reale.

Sipas kreut te ekzekutivit qeveria e sotme, ndryshe nga ajo e djeshme u distancua menjëherë nga ngjarja e ndodhur në ambientet e kuvendit dhe se dy deputetët e PS do të mbrohen vetë në gjyq ashtu siç do të bënte çdo individ.

“Do marrim sanksione të panjohura më parë për çdo sjellje të kësaj natyre deri në përjashtimin nga grupi i PS. Të gjitha këto do të ishin të paimagjinueshme nëse do të ishin në opozitë. PD po e bojkoton Kuvendin pa asnjë arsye. Ne nuk do të akuzojmë PD me gjuhën e pushtetit të djeshëm”, tha Rama, i cili shtoi se qeveria eshte e hapur per çdo kerkese te PD qe do ta rikthente opoziten ne Kuvend.

Nga ana e tij Komisioneri për Zgjerimin, Stefan Fyle deklaroi se bojkoti i opozitës nuk ndihmon në integrimin e vendit.

“Të dalësh nga Parlamenti dhe beteja politike të bëhet në rrugë, kjo nuk e ndihmon vendin për ecur në rrugën e integrimit dhe për të realizuar ambicjen e shqiptarëve për t’u integruar në Bashkimin Evropian”, tha Fyle, në një konferencë të përbashkët për media me Kryeministrin Edi Rama.

Fyle tha se i ka bërë thirrje si qeverisë ashtu edhe opozitës, që ta përdorin dritaren e hapur sot, me qëllim që opozita të kthehet në parlament dhe qeveria të sigurohet dhe të marrë masa që opozita të ketë cdo që i nevojitet për të bërë punën e saj.

“Fitimtar në këtë moment nuk është kjo apo ajo parti, por fitimtare janë shqiptarët”, tha Fyle.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button