Kronika

Tërmet i fuqishëm në Shqipëri! Tirana shkundet nga 5.2 ballë

Një tërmet I fuqishëm ka rënë këtë të mërkurë në mesditë dhe forca e lëkundjeve ka qenë si rrallëherë mjaft e madhe.

Sipas të dhënave të publikuara tërmeti është i magnitudës 5.2 ballë, një shifër kjo mjaft e lartë për mesataren e tërmeteve që kanë goditur vendin kohët e fundit. Në kryeqytet është ndjerë dukshëm seria e lëkundjeve e cila ka zgjatur për disa sekonda.

Raportohet se lëkundje të fuqishme tërmeti janë ndjerë edhe në Durrës, Fier dhe Vlorë.

Paraprakisht nuk raportohet nga autoritetet për persona të plagosur apo dëme të shkaktuara.

Tërmeti ka qenë aq i fuqishëm saqë në Kryesinë e Kuvendit kanë ndërprerë menjëherë dhe seancat që po kryheshin.

Ndërkohë mësojmë se tërmeti ka qenë aq i fortë saqë ka “shkundur” dhe Kosovën

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button