Home / Kronika / Forca e Ligjit, Xhafaj: Hetime të rëndësishme me ndërkombëtarët

Forca e Ligjit, Xhafaj: Hetime të rëndësishme me ndërkombëtarët

 “Policia e Shtetit po zhvillon operacione dhe hetime në bashkëpunim me organet ligjzbatuese të vendeve të huaja”, deklaroi sot ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Në aktivitetin me temë, “Forca e Ligjit në Veprim: Arritje dhe Sfida”, mbajtur sot në Tiranë, ministri bëri të ditur hetimin e disa bandave kriminale.

“Këto rezultate që paraqesim sot në këtë takim duan seriozitet dhe sakrifica. Është dashur shumë punë dhe vetëm punë, kohë pune pa orar e me përkushtim seriozitet dhe përgjegjshmëri, por jo edhe pak sakrifica për t’u përballur me lloj-lloj sulmesh e presionesh që kanë provuar dhe vazhdojnë të tentojnë të na shfokusojnë nga prioritet tona, të na demotivojnë dhe të na zbrapsin. Jemi krenar që me moton “Në zbatim të ligjit, në shërbim të qytetarit” ia kemi dalë me sukses të shohim dhe të ecim përpara, të dëshmojë vullnet, por edhe rezultate konkrete”, tha Xhafaj.

Ai shtoi se burra dhe gra që shërbejnë në Policinë e Shtetit dhe drejtuesit, kanë treguar profesionalizëm, kjo ka bërë që të rritet besimi. “Rreth 63% e qytetarëve kanë besim tek policia”, u shpreh Xhafaj.

Ministri Xhafaj shtoi se rezultatet e punës së policisë, politika i komentin sipas interesit të ditës, duke e çuar këtë debat deri në shpifje.

“Lufta kundër krimit nuk është sipërmarrje e thjeshtë. Kërkon sakrifica njerëzore, t’ju jemi mirënjohës atyre që përballen çdo ditë me krimin. Politika e pozicionuar përballë policisë, duhet  të vlerësojë punën e tyre. Kjo politikë me papërgjegjshmëri sulmon policinë, edhe kur rezultatet e operacioneve janë të mëdha. Mirëpresim dëshmi konkrete”, shtoi ai.

Leave a Reply

%d bloggers like this: