Kronika

Dosja Tahiri, prokuroria rekurs në Gjykatën e Lartë: Arrest me burg

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka dorëzuar një rekurs në Gjykatën e Lartë për çështjen Tahiri. Prokuroria kërkon shfuqizimin e vendimit të Apelit dhe Gjykatës Penale, të cilat e liruan ish-ministrin, Saimir Tahiri nga masa e sigurisë ‘arrest shtëpie’.

Prokuroria kërkon që Tahiri të marrë masën arrest me burg. Gjykata Penale dhe ajo e Apelit në Tiranë vendosën të linin në hetim në gjendje të lirë ish-ministrin Tahiri.

Tahiri është në hetim që nga tetori i 2017-ës nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Deri më tani, prokuroria ka kërkuar në mënyrë sistematike arrest me burg për ish-ministrin.

Tahiri është liruar nga çdo post në PS që prej nisjes së hetimeve. Dy muaj më parë ai dorëzoi mandatin e deputetit për t’i hapur rrugë hetimeve.

Ish-ministri është nën hetim për trafik ndërkombëtar droge dhe korrupsion të zyrtarëve të lartë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button