Home / Sporti / Argjentina kërkon Guardiolën në stolin e kombëtares

Argjentina kërkon Guardiolën në stolin e kombëtares

Gjithnjë sipas zërave që qarkullojnë në Argjentinë, qeveria e futbollit në vendin amerikano-latin po kërkon që të ndërtojë një skuadër të denjë për të pretenduar titullin kampion në Botërorin e vitit 2022, në Katar, e Guardiola duket personi ideal për këtë detyrë, kjo edhe duke parë raportin që ai ka me Lionel Messin.

Mësohet se Federata argjentinase e Futbollit është gati t’i ofrojë trajnerit 47-vjeçar një kontrate me pagë prej 12 milionë eurosh në vit, pagesë që do të mbulohet nga rrjeti televiziv “Torneos”, që ka të drejtat e transmetimit të kombëtares argjentinase deri në vitin 2030.

Gjithsesi, ky operacion është i komplikuar, për të mos thënë i pamundur për t’u realizuar. Kjo, sepse Argjentina fillimisht duhet të zgjidhë kontratën me Sampaolin, e cila skadon në vitin 2022, ndërkohë që edhe vet Guardiola nuk ka ndërmend të largohet nga Manchester City, të paktën për momentin.

Alternativa janë edhe Simeone e Pochettino, por edhe tek ata është vështirë të arrihet. Kështu, për momentin, emri më konkret për të marrë drejtimin e Argjentinës është Gareca, që drejtoi Perunë në Botërorin e këtij viti.

Leave a Reply

%d bloggers like this: