Rajoni

Greqi, opozita kërkon të informohet mbi negociatat me Shqipërinë

Siç theksohet në letër, “çështja është veçanërisht e ngutshme për shkak se, sipas informacioneve dhe deklaratat e dy ministrave të Jashtëm, Kotzias dhe Bushati, negociatat kanë arritur në një fazë kritike dhe marrëveshja për përcaktimin e kufijve detarë thuajse ka përfunduar”.

Opozita në Parlament kritikon ashpër kreun e diplomacisë greke, për shkak se ai nuk ka dhënë informacione dhe shpjegime në lidhje me përmbajtjen e bisedimeve shqiptaro-greke, si dhe tërësinë e çështjeve që përfshihen, duke e lënë të gjithë këtë proces – sipas saj, – në errësirë të plotë.

Konservatorët këmbëngulin se, edhe nga bisedimet me ish-Republikën jugosllave të Maqedonisë, qeveria “Tsipras” solli një marrëveshje të dëmshme për interesat e Greqisë, ndaj duhet paraprirë situata që të mos ketë një marrëveshje të dytë të tillë edhe me Shqipërinë.

Midis deputetëve që kanë nënshkruar letrën është edhe nënkryetari i “Demokracisë së Re”, Adonis Georgiadis, si dhe ish-kryetari i kësaj partie dhe ministër i Mbrojtjes në qeverinë e fundit të konservatorëve, Evangelos Meimarakis.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button