Home / Bota / BERLIN – Merkel dhe Orban përballen për vlerat e Europës

BERLIN – Merkel dhe Orban përballen për vlerat e Europës

Angela Merkel shfaqi hapur mosmarrëveshjet e saj me  Viktor Orban për çështjen e migrantëve, duke e argumentuar si një detyrë të njerëzimit, në një moment kur ajo akuzohet se ka dështuar përballë përkrahësve të linjës së ashpër në Europë.

‘’Do të mbrojmë kufijtë tanë të jashtëm në BE, por jo me qëllimin që ne të mbyllemi brenda tyre, dhe të flasim vetëm për mbyllje dhe për një lloj kështjelle’’, deklaroi për shtypin kancelarja gjermane në prani të homologut hungarez, për herë të parë pas tre vitesh në vizitë në Gjermani. Ajo foli për ‘’divergjenca’’ për këtë çështje me të.

‘’Njerëzimi është shpirti i Europës dhe nëse duam ta ruajmë atë, atëherë Europa nuk mund të qëndrojë e shkëputur nga dëshpërimi dhe vuajtja, duke u tërhequr në një ‘’kështjellë’’, shtoi Merkel.

Me këtë ligjatë iu drejtua njëkohësisht Orban-t i cili ndodhej në krah të saj, dhe me të cilin ka patur shpesh mosmarrëveshje që nga viti 2015 për migrantët, por gjithashtu atyre të cilët sot e akuzojnë se ka hequr dorë përfundimisht nga politika e saj bujare e mbështetjes së refugjatëve dhe është bërë palë në mënyrë të detyruar me qëndrimet e përkrahësve të linjës së ashpër në Europë.

Leave a Reply

%d bloggers like this: