Home / Bota / BE: Marrëdhëniet me Britaninë pas vitit 2020 ende të paqarta

BE: Marrëdhëniet me Britaninë pas vitit 2020 ende të paqarta

Ende nuk është e qartë se si do të zhvillohen marrëdhëniet midis Britanisë dhe BE-së pas vitit 2020, megjithatë të drejtat e qytetarëve që mbërritën në Britani para vitit 2020 si dhe ata që po banojnë në këtë vend do të sigurohen, tha të mërkurën kryenegociatori i BE-së për “Brexit”-in, Michel Barnier.

Barnier-i i tha këto gjatë vizitës së tij dyditore në Lituani për takimin me liderët e vendit baltik, përfshirë presidenten Dalia Grybauskaite dhe ministrin e Jashtëm Linas Linkevicius.

“Përgjigja ime është po, përsa u përket lituanezëve, francezëve dhe gjermanëve, që kanë banuar në Britani ose do të banojnë deri në fund të vitit 2020,” u tha Barnier gazetarëve lidhur me të drejtat e të huajve në Britani pas “Brexit”-it.

“Nuk po flas për ato që do të ndodhin për lituanezët apo francezët, që vendosin të vijnë në Britani pas vitit 2020, sepse kjo varet nga politika e ardhshme e emigracionit në Britani. Nuk e di si do të jetë kjo punë,” tha Barnier-i pas takimit me ministrin e Jashtëm Linkevicius.

Leave a Reply

%d bloggers like this: