Politika

Rama: Sistemi i drejtësisë t’i japë fund pandëshkueshmërisë

Sistemi i drejtësisë duhet të garantojë që pandëshkueshmëria nuk ekziston më.

Kështu deklaroi sot, Kryeministri Edi Rama gjatë prezantimit të rezultateve të operacionit “Forca e Ligjit në Veprim”.

“Nevojitet ndëshkueshmëria e çdo personi, pavarësisht gjatësisë, statusit shoqëror dhe pasurisë. Në këtë aspekt ne jemi të vetëdijshëm se shkatërrimi i procesit ligjzbatues në sallat e gjykatave nuk është përjashtim, por është normë. Ne e dimë se janë jo 100, por mbi 100 raste kriminelësh që janë liruar në sallë nga gjykatësit dhe kanë dalë e kanë përsëritur krimin e vrasjes, përdhunimit dhe grabitjes me dhunë, tre kategori tipike që nuk mund të marrin dot pafajësinë direkt në sallën e gjyqit”, tha Rama.

Kryeministri u shpreh se “jemi të vetëdijshëm se ky proces nuk mund të ndodh në një hark kohe të shkurtër, por ka filluar dhe është pa kthim”.

“Me Vetingun e prokurorëve dhe gjykatësve po vendoset baza për të pasur garanci edhe në anën tjetër të luftës kundër krimit të organizuar”, tha Rama, duke theksuar se një gjë e tillë është garantuar nga Policia e Shtetit”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button