Opinion

Kriza mes Europës dhe ShBA-s po e ndryshon botën që njohim sot

Nga:Bernard GUETTA

​Me shtimin e një sasie të madhe të ligësisë dhe vulgaritetit, Donald Trump nuk bën gjë tjetër, veçse ndjek rrugën e paraardhësve të tij. Dhe kështu, Aleanca mbi të cilën është bazuar stabiliteti ndërkombëtar pas disfatës së nazizmit, duket e kompromentuar në mënyrë të pariparueshme

Zgjedhja e Donald Trump, Brexit, rritja e nacionalizmit, dhe e të djathtës ekstreme në pothuajse të gjitha vendet perëndimore, shumëfishimi i “demokraturave” (deformime të demokracisë) edhe brenda Bashkimit Europian.

E gjithë kjo shënon një ndryshim epokal, po aq të rëndësishëm sa edhe shembja e Murit të Berlinit. Unë e kam përjetuar atë ndryshim në vitet 1980, si një korrespondent i gazetës “Le Monde” në Poloninë e Solidarnostit, në Shtetet e Bashkuara të revolucionit konservator, dhe në Bashkimin Sovjetik të Mikail Gorbaçovit. Mund të flisja mbi to, sepse i kisha mjetet për ta bërë këtë. Por sot situata është ndryshe.

Përçarja e NATO-s

Nuk ndjej se kam të drejtë ta përshkruaj këtë situatë, pasi nuk e kam parë atë me sytë e mi, sepse nuk kam përjetuar personalisht kthesën që ka përjetuar së fundit SHBA-ja. Prandaj nisem me veshë të tensionuar, të rizbuloj një bote të re, dhe jo shumë garantuese. Por mjaft fola për veten.

Është e qartë se arsyeja e parë, se përse po hyjmë në një fazë krejtësisht të re, është përçarja e Aleancës Atlantike. Derisa NATO ishte një institucion solid, rryma të caktuara dhe personalitete politike, mundej të kritikoheshin dhe të akuzoheshin për “atlantizëm”.
Megjithatë tani që po shpërbëhet, e kuptojmë rëndësinë e saj, si dhe zbrazëtinë që do të krijohet me mungesën e saj. Në një kohë kur Kina, po përgatitet të bëhet fuqia kryesore ekonomike në botë, kur popullsia perëndimore po bie, ndërsa ajo afrikane po rritet në mënyrë dramatike, ku teknologjia nuk është më vetëm perëndimore, dhe ushtria kineze po rritet në fuqinë e vet me një ritëm të çmendur, perëndimorët i lejojnë vetes luksin e ndarjes.

Shtetet e Bashkuara, rrezikojnë t’i kthejnë shpinën Europës dhe jo vetëm, për shkak të Donald Trumpit. Sigurisht, kjo kthesë daton që nga dështimi i frikshëm dhe i parashikueshëm i aventurës irakiane të Xhorxh Ë.Bushit, i dukshëm që nga mandati i tij i dytë.

Nën presidentin Obama dhe tani nën Trumpin, Shtetet e Bashkuara besonin se duhet të mendonin më së pari për veten, duke mos i kushtuar shumë vëmendje Europës dhe Lindjes së Mesme, dhe duke u fokusuar në përplasjen e madhe me Kinën.

Me shtimin e një sasie të madhe të ligësisë dhe vulgaritetit, Donald Trump nuk bën gjë tjetër, veçse ndjek rrugën e paraardhësve të tij. Dhe kështu, Aleanca mbi të cilën është bazuar stabiliteti ndërkombëtar pas disfatës së nazizmit, duket e kompromentuar në mënyrë të pariparueshme. / France Inter/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button