Ekonomia

S’ka paguar taksa, gjoba, fatura; Vërshojnë sekuestrot mbi Gulf

Institucionet shtetërore dhe bizneset private po tentojnë të marrin ç’të mundin përmes përmbarimit nga kompania Sun Petroleum, që tregtonte markën GULF dhe braktisi aktivitetin në prill. Krahas tolLonave që u la në dorë qindra klientëve, dy kompanitë e pakicës dhe shumicës (Sun Petroleum Albania dhe Sun Petroleum Albania Trading) rezultojnë që nuk kanë paguar as taksa, kanë marrë gjoba nga institucionet shtetërore, ndërkohë që kanë fatura pa likuidikuar të subjekteve të tjera.

Të parët që nxituan të zinin radhën për sekuestro ishin tatimet,  që në 19 prill i kërkuan Qendrës KOmbëtare të Biznesit të mos lejojë tjetërsimin e mbi pasuritë dhe të drejtat pasurore që i përkasin tatimpaguesit Sun Petroleum Albania deri në shlyerjen e plotë të detyrimeve tatimore, rezulton që detyrimi i krijuar nga kompania, përfshirë interesa dhe gjoba është 40.7 milionë lekë, ose rreth 300 mijë euro.

Më pas, Genklaudis, operatori i dytë me i madh i tregtimit me shumicë të naftës në vend i është drejtuar përmbarimit pasi Sun Petroleum Albania Trading kishte fatura të papaguara prej rreth 18 mijë dollarë dhe një faturë tjetër prej 42 milionë lekësh. Këtyre u shtohen dhe shpenzimet përmbarimore prej 2.1 milionë lekë, duke e çuar detyrimin në total prej 46 milionë lekësh, apo rreth 350 mijë euro.

Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial (ISHTI) është institucioni tjetër shtetëror që i është drejtuar përmbarimit, pasi Sun Petroleum Albania kishte gjoba të papaguara që i përkisnin vitit 2016 dhe 2017. Përmbaruesi ka theksuar në datën 25 qershor, në kërkesën për sekuestron konservative për llogari të ISHTI, se në rastet kur pala debitore rezulton se ka shumë borxhe, si dhe ekziston rreziku që mund të boshatisë Ilogaritë bankare. duke e bërë të pamundur ekzekutimin, Kodi i procedurës Civile njeh të drejtën që ai të kalojë në ekzekutim të menjëhershëm të titullit ekzekutiv.

Në fund të qershorit, një tjetër sekuestro është vendosur nga përmbaruesit mbi kuotat e San Petroleum Albania Trading për llogari të shoqërisë audituese B&K legal and Tax Consulting, sërish për shkak të faturave të pashlyera nga kompania e tregtimit me shumicë të naftës.

Në mes të muajit prill, Sun Petroleum Albania shpk (e cila bën tregtimin me pakicë të naftës) ndërpreu furnizimin me naftë, ndërkohë që deri në ditën që ndërpreu aktivitetin kishte shitur tek klientët qindra tollona, në një skemë që rezultoi mini piramidë, teksa nafta ka mbaruar dhe tollonat kanë mbetur në duart e konsumatorëve.

Të dy kompanitë, Sun Petroleum Albania (e pakicës) dhe Sun Petroleum Albania Trading (e shumicës) janë offshore dhe si të tilla është e pamundur të identifikohen aksionerët. Aksioner zyrtar është Universal Energy Group, me seli në Delaëare të SHBA-ve, një zonë e njohur për krijimin e kompanive guackë.

Prokuroria ka nisur hetimet, pas denoncimeve të shumta, por deri tani nuk ka një shifër zyrtare se sa është dëmi që u është shkaktuar konsumatorëve që blenë tollonat, sa është detyrimi që Gulf ka ndaj furnitorëve të tjerë privatë dhe si do të bëhet shlyerja e këtyre detyrimeve.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button