Sporti

“Rusi 2018”, nesër fillojnë ethet e çerekfinales

Nesër fillojnë ethet e çerekfinales në Kampionatin Botëror “Rusi 2018” me dy ndeshje që do të luhen.

Ndeshjet e çerekfinales të kombëtareve që u kualifikuan duke kaluar raundin e 1/8 së finales, do të luhen në dy ditët e ardhshme.

Ndeshjet e para të çerekfinales do të zhvillohen nesër. Ndeshja e parë do të zhvillohet mes Uruguajit dhe Francës në stadiumin “Nizhny Novgorod”, në ora 16:00.

Ndeshja e dytë do të luhet në mes të Brazilit dhe Belgjikës në stadiumin “Kazan Arena” në ora 20:00.

Në raundin e çerekfinales janë kualifikuar 6 kombëtare nga Evropa (Franca, Belgjika, Rusia, Kroacia, Suedia dhe Anglia) si dhe dy nga Amerika Latine (Brazili dhe Uruguaji).

Data dhe ora e ndeshjeve çerekfinale:

6 korrik, e premte:

16:00 Uruguaj – Francë (Nizhny Novgorod)

20:00 Brazil – Belgjikë (Kazan Arena)

7 korrik, e shtunë:

16:00 Suedi – Angli (Samara Arena)

20:00 Rusi – Kroaci (Fisht)

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button