Rajoni

Parada gay në Beograd

paradagayyQindra aktivistë të komunitetit gay kanë marshuar rrugëve të kryeqytetit serb për të tërhequr vëmendjen lidhur më të drejtat e tyre.

Autoblinda, pajisje për ndërhyrje në demonstrate, helikopter dhe shtatë mijë policë kanë qenë të pranishëm. Serbia është duke u përballur me vite me probleme kur bëhet fjalë për organizime të tilla. Por, gjithcka ka kaluar pa incidente. Aktivistët gay kanë shetitur me përkrahjen e bashkësisë ndërkombëtare.

Vite më parë paradat kanë përfunduar përgjakshëm dhe shteti i ka ndaluar ato. Por, presionet ndërkombëtare kanë bërë që kjo të ndryshojë.

“Pavarësisht që ka pasur shumë problem, kërcënime, fshehtësi me rëndësi është që parade ka ndodhur. Ju këtu jeni pasqyrë e fundit të frikës”, thotë Boban Stojanovic, aktivist nga Serbia.

“Kjo po ashtu është një porosi për të gjithë ata që kërcënojnë dhe përdorin gjuhë të urrejtjes që kjo është e papranueshme në Serb”, thotë Michael Davenport, ambassador i BE-së në Serbi.

Megjithatë, në një incident të ndarë policia ka rrahur brutalisht vëllain e kryeministrit serb, Alleksandar Vucic, Andrej Vucic, së bashku me truprojat pasi ata kërkonin të kalonin në zonën e sigurisë. Vuçiç, ka thënë se Serbia, ka kaluar testin e saj.

“Kjo ka qenë një nga ditët më të vështira për mua. Unë këtu nuk jam si vëlla, por si burrë shteti. Vëllai im dhe truprojat e mija janë sulmuar dhe kanë lëndime të rënda, por ata që e kanë bërë këtë kanë kërkuar falje”, thotë Vuçiç.

Kisha serbe ka qenë njëra prej kundërshtarëve më të fuqishëm dhe grupet radikale, por pa fuqi reale.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button