Bota

A e sundojnë Europën, ushtritë sekrete të NATO-s?

Në kundërpërgjigje, qeveria arreston mbi 200 komunistë militantë. Ky ishte vetëm një incident, në një fushatë të gjatë të dhunës në Itali. Populli italian, s’kishte zgjidhje tjetër veçse t’i besonte qeverive të krahut të djathtë dhe ushtrisë, për t’i mbrojtur ata nga terrori i krahut të majtë.

Dhe kjo është pikërisht ajo që NATO dhe SHBA-ja në veçanti dëshironin me çdo kusht.

Rrjedha e sulmeve në Itali, vazhdoi gjatë viteve 1968-1982 Qindra njerëz u vranë, dhe mijëra të tjerë u plagosën Ato u bënë të njohura si “Vitet e Plumbit”. Brigadat e Kuqe, u bënë përgjegjëse për autobombën e shpërthyer në vitin 1972

Por pas shqyrtimit të provave, gjyqtari Feliçe Kason, zbuloi se eksplozivi ishte në fakt i llojit C4, i cili përdorej nga NATO. Ai ishte pjesë e një arsenali të fshehtë armësh, që ndodhej i sistemuar nën një varrezë afër qytetit të Veronës. Ai arsenal ishte vetëm një nga disa të tillë.

Një dekadë më vonë, gjyqtari Kason kapi fajtorin e autobombës: Vinçenco Vinçiguera.

Ai nuk kishte anëtar i Brigadave të Kuqe, por i një organizate neo-fashiste. Gjatë gjykimit të tij, Vinçiguera pranoi pranoi, se ai dhe ekstremistët e tjerë të krahut të djathtë, ishin të mbrojtur nga shërbimet sekrete.

Në vitin 1990, kryeministri italian Xhulio Andreoti, konfirmoi ekzistencën e një ushtrie sekrete në Itali, të quajtur “Operacioni Gladio”. Për më tepër, ai zbuloi se ishte pjesë e një rrjeti kontinental. Presidenti francez, Fransua Miteran, u detyrua më pas të konfirmojë ekzistencën e organizatës edhe në vendin e tij.

Pastaj, Parlamenti Europian dënoi zyrtarisht “krijimin e fshehtë të rrjeteve manipuluese dhe operacionale … dhe supozimin se personeli ushtarak amerikan … në NATO, kishte të drejtë të inkurajonte krijimin në Europë, të një rrjeti klandestin të inteligjencës dhe operimit”.

Këto ushtri të fshehta, u frymëzuan nga luftëtarët e rezistencës së Luftës së Dytë Botërore, të cilët ishin të paçmuar në mposhtjen e pushtuesve nazistë. Kur NATO u themelua në vitin 1949, ajo rekrutoi ushtarë, dhe dërgoi armë në thuajse çdo vend evropian.

Agjentët u trajnuan nga Shërbimi Sekret Britanik, i furnizuar nga Zyra Amerikane e Shërbimeve Strategjike, që sot njihen përkatësisht si MI6 dhe CIA. Ushtritë e fshehta, u krijuan sipas supozimit se nëse Bashkimi Sovjetik do të pushtonte dhe mposhtte ushtritë e Europës, të kishte ende luftëtarë për të rezistuar në prapavijë, dhe për të ndihmuar në dëbimin e sovjetikëve.

Por doktor Daniele Ganser, thotë se ata ndoqën një qëllim të dytë, shumë më të errët. Ai thotë se operativët e Gladios, filluan zbatimin e një strategjie të tensionit. Ata s’do të përgatiteshin për t’i rezistuar një pushtimi sovjetik, por do të parandalonin përhapjen e politikës së krahut të majtë, duke krijuar një mjedis ku qytetarët do t’i drejtoheshin ushtrisë, policisë dhe qeverive të krahut të djathtë, për t’i mbrojtur ata nga komunistët vendas.

Sipas Ganser, kjo kërkonte provokimin e sulmeve terroriste, nëpërmjet agjentëve të fshehtë

që do të nxisnin për akte të tilla grupet e krahut të majtë. Mjerisht, provat sugjerojnë se Ganser është i saktë. Paramilitarët kanë ekzistuar në Belgjikë, Zvicër, Gjermani, Holandë, Danimarkë, Norvegji, Spanjë, Portugali, Greqi, Turqi, dhe madje edhe në vende neutrale si Finlanda, Austria dhe Suedia.

Në Francë, ushtria sekrete u përfshi në përpjekjen për të vrarë presidentin Sharl de Gol, pasi donte t’i jepte Algjerisë pavarësinë. Në Turqi, ushtarët e fshehtë u përfshinë në tre grushte ushtarake shteti, si dhe në mafian turke dhe trafikun e drogës. Në Gjermani, neonazistët që kryen një shpërthim me bombë, u mbrojtën nga politikanët konservatorë.

Në vitin 2000, senati italian hetoi dhe arriti në përfundimin se:”Këto masakra, shpërthime bombash, dhe veprime ushtarake ishin organizuar, promovuar ose mbështetur nga njerëz brenda institucioneve shtetërore italiane”.

Por pak politikanë kishin vërtet dijeni mbi ushtritë e fshehta, sidomos ministrat e majtë. Për shembull, Ministri belg i Mbrojtjes e mësoi vetëm nëpërmjet lajmeve ekzistencën e ushtarëve të tillë në vend. Ushtria e kishte mbajtur jashtë vëmendjes së tij, pasi ai ishte një socialist Një shembull tjetër, është ai i ish-kryeministrit italian Aldo Moro

Në vitin 1978, ai propozoi futjen në qeveri të komunistëve italianë. Moro u rrëmbye, dhe u vra. Sërish përgjegjëse u mbajtën Brigadat e Kuqe të së majtës ekstreme. Por hetimet sugjerojnë, se kriminelët kontrolloheshin frimasonët e krahut të djathtë, të cilët vepronin dhe financoheshin pjesërisht nga CIA amerikane.

NATO, CIA dhe MI6, refuzojnë të komentojnë mbi ushtrinë sekrete. Ata mezi kanë pranuar ekzistencën e tyre. Studiuesi Sibel Edmonds, thotë se këto agjenci inteligjente, kanë nisur tashmë një operacion të ri, të quajtur “Gladio B” nga FBI.

Sipas tij, inteligjenca amerikane po bashkëpunon dhe po i përdor grupet terroriste islamike, për të destabilizuar vendet ish-sovjetike dhe Lindjen e Mesme, ne synim vënien nën kontroll të burimeve natyrore. Ushtritë sekrete të NATO-s ishin reale, dhe ndonëse epoka e tyre zyrtare ka përfunduar, metodat e tyre mund të jenë akoma aktive. /alltimeconspiracies – bota.al/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button