Rajoni

Bullgaria dhe Kina nënshkruan marrëveshje në energjetikë, infrastrukturë, turizëm dhe kulturë

Në kuadrin e vizitës zyrtare të kryetarit të Këshillit të Shtetit të Kinës Li Keqiang në Bullgari qenë nënshkruar marrëveshje bilaterale në sferat e energjetikës, infrastrukturës, turizmit dhe këmbimit kulturor. Kryeministri Bojko Borisov komentoi se, Bullgaria ka mundësi me pragmatizëm dhe duke respektuar rregullat evropiane të zhvillojë marrëdhënie industriale, ekonomike, financiare si dhe biznes marrëdhënie të tjera me Kinën.

Kryeministri kinez theksoi se, kjo është vizita e tij e parë në Bullgari pas formimit të qeverisë së re kineze dhe pika e parë e ndalimit nga turi i tij i parë evropian. Li Keqiang ndodhet në Sofje për zhvillimin e samitit të shtatë të udhëheqësve shtetërorë dhe qeveritarë të vendeve nga Evropa Qendrore dhe Lindore dhe Kinës. Pas takimit sy më sy me kryeministrin Borisov miku deklaroi po kështu se Kina e kupton se Bashkimi Evropian është një forcë e rëndësishme për prosperitetin global, e përshëndet Evropën e bashkuar dhe do t’i ndjekë rregullat e tregut, rregulloret dhe ligjet e Bashkimit Evropian.

Kina nuk synon ta ndajë Bashkimin Evropian me anë të takimeve të saj me shtetet e Evropës Qendrore dhe Lindore, të njohura si nisma “16+1”. Këtë e deklaruan dy kryeministrat pas takimit të tyre në Sofje. Ata shpallën gjithashtu se Bullgaria do të marrë përkrahje për projektin për ndërtimin e centralit të dytë atomik Belene – gjë për të cilën Borisovi ka marrë sigurimin personal të Li Keqiang.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button